Kapitulli 5 Një nga fundjavat tipike të Tetorit janë ato fundjava kur shiu duket sikur nuk do të pushojë për ditë me rradhë. Është një nga ato ditë kur e vetmja gjë që vërtet dëshiron është të flesh, të rrish rehat në krevatin tënd të ngrohtë, para se zymtësia e asaj dite të të pushtojë vërtet. Por zhurmat e shiut nuk të lenë të flesh dhe Stiveni sapo ishte zgjuar nga gjumi nga një bubullimë e tmerrshme. Gjithcka po i dukej shumë e zymtë, sikur dicka përbrenda e kishte pushtuar dhe nuk po e linte të qetë. Është një nga ato ditë kur mendimet dhe kujtimet të vijnë vetvetiu, vec duke parë pikat e shiut duke rënë mbi xhamat e dritares. Në këtë kohë me shi, e vetmja gjë që vërtet I shijontë Stivenit ishte të pinte një cigare para dritares së dhomës së tij dhe vetëm të mendonte. Mendime nga

