bc

Binjaku I Humbur

book_age16+
detail_authorizedAUTHORIZED
0
FOLLOW
1K
READ
like
intro-logo
Blurb

Inspektori Xamanji nis që të hetojë për identifikimin e njeriut që duket se është përgjegjësi direkt i vrasjeve të lidhura me Shoqatën Atropos dhe ndodhitë e tjera që lidhen me kriminelin Daniele Santopietro, ndërkohë që një komshie e tij i kërkon një favor: të shkojë në shtëpinë e nipit emiplegjik, që s’ka pak që është gjetur i vdekur, për t’u përpjekur të kuptojë se çfarë mund të ketë ndodhur. Kështu inspektori i ndërpret kërkimet që kishte ndërmarrë për të përmbushur kështu kërkesën e bërë nga mikesha e tij. Fillimisht mendohet që vdekja e djalit emiplegjik është si pasojë e një grindjeje me një të huaj, por hetimet shpejt mbërrijnë në një rreth vicioz. Pse ka vdekur djaloshi? Për të ardhur tek zgjidhja e enigmës, inspektorit Xamanji dhe njerëzve të tij u duhet të kthehen mbrapa në kohë, edhe nëpërmjet shfletimit të diçkaje të pamendueshme, në një thriller me këndvështrime psikologjike që do ta mbajë lexuesin nën tension deri te faqja e fundit e librit.

chap-preview
Free preview
I
I Karla Mexogori bënte një jetë pa ndonjë gjë të veçantë, përveç faktit që herë pas here dilte me të shoqin ose me mikeshat e saj kur e linte atë në shtëpi që të ndiqte ndonjë aktivitet sportiv në televizor. Të dy menjëherë ishin puqur mirë së bashku, duke gjetur harmoni mes njëri tjetrit, duke qenë se askush prej të dyve nuk kishte dhënë asnjëherë shenja se donte të bënte ndonjë gjë ndryshe nga ato që bënin gjithmonë. Madje mund ta themi, se ishin njerëzit tipikë të mësuar me rutinën dhe që nuk prisnin kurrë diçka të veçantë nga jeta e tyre dhe as të bënin ndonjë gjë që dukej se e shijonin jetën derisa ndodhi diçka përtej të zakonshmes. Nuk kishin fëmijë pasi nuk kishin shprehur asnjëherë ndonjë dëshirë të tillë, dhe plus kësaj, u duhej t’u shtonin frikën që mund t’u ndodhte e njëjta gjë siç i kishte ndodhur Luçianos, vëllait të Karlës. Marko, djali i Luçianos, që sa lindi kishte paraqitur një farë anomalie, nëse mund të thuhet kështu, dhe me kalimin e kohës prindërit e tij kishin zbuluar se vuante nga emiplagjia. Me fjalë të thjeshta, kjo lloj sëmundje i kishte bllokuar pjesën e djathtë të trupit. Nuk ishte në gjendje të lëvizte as krahun dhe as këmbën. Natyrisht fill pas kësaj, me të konfirmuar diagnozën, Luçiano dhe e shoqja kishin marrë më shumë informacione dhe i ishin vënë punës që i biri të bëhej më mirë, me anë të terapisë dhe çdo gjëje tjetër, por gjendja dhe ecuria e tij natyrale kishin ndikuar te Karla dhe i shoqi që mos të dëshironin të kishin fëmijë. Mungesa e një fëmije dhe gjendja shëndetësore e të nipit kishin bërë pastaj që të krijohej një lidhje shumë e fortë mes Karlës dhe Marko Mexogorit. Djali tashmë ishte njëzet e pesë vjeç dhe që nga lindja kishte shumë përmirësim, edhe pse nuk mund të flitej për shërim. Që prej disa vitesh, Karla shkonte për të takuar nipin, vetëm apo edhe me të shoqin, të paktën dy ose tre herë në javë; kryesisht në mbrëmje, shpesh gjatë rrugës kur kthehej nga puna ose pas darkës. Edhe vetëm për tridhjetë apo dyzet minuta, tamam koha që duhej për ta parë se si ishte, për t’i bërë pak shoqëri, dhe pas kësaj kthehej në shtëpi. Ajo dhe i shoqi, ashtu si edhe nipi me familjen e tij, jetonin në San Laxaro të Savenës, provincë e Bolonjës, pak kilometra nga qendra e kryeqendrës emiliane. Të parët banonin në viale della Repubblica, një rrugë paralele me rrugën Emilia, dhe për të vajtur te i nipi u mjaftonte të bënin vetëm disa qindra metra deri në afërsi të via delle Rimembranze. Karla Mexogori, me thënë të drejtën, nuk kishte një raport shumë të mirë me kunatën, të ëmën e Markos, megjithatë kur shkonte të takonte nipin e kapërcente gjithnjë mjaft mirë situatën, ndonjëherë edhe duke buzëqeshur nga zori. Ndoshta edhe karakteri i Marisa Lavexolit, gruaja në fjalë, ishte edhe një ndër arsyet që babai i djalit qe larguar nga shtëpia, në kohën kur djali ishte pak më shumë se tetëmbëdhjetë vjeç. Një veçori shumë e pazakontë që ishte vënë re nga Karla dhe i shoqi që në fillim fare qe se Luçiano Mexogori kishte ikur një ditë të bukur pa folur me asnjeri, pa lënë asnjë letër të shkruar dhe asnjë lloj shenje, sikur të dëshironte krejt papritur që të ndryshonte jetën duke lënë pas krahëve të kaluarën, dhe të nisej për shumë larg dhe të mos kthehej më mbrapa. Situata ku u gjendën të dy pjesëtarët e familjes Mexogori, Markoja apo dhe e ëma, sigurisht që nuk ishte e këndshme. Që nga dita kur i shoqi qe larguar, Mariza Lavexolit i ishte dashur të merrej vetëm me djalin emiplegjik, me të gjitha kurat dhe terapitë e sëmundjes, dhe përveç kësaj i duhej të përballonte edhe shpenzimet për dy ndërhyrje kirurgjikale që duhej të bënte Markoja gjatë këtyre viteve për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore. Që prej ditës kur Luçiano Mexogori nuk ishte më me ta, të gjitha kursimet kishin shërbyer për kurimin mjekësor të Markos. Për fat të keq, e ëma nuk kishte arritur asnjëherë të kishte një punë të përhershme dhe i ishte dashur gjithnjë që të kënaqej me ndonjë punë të vockël që dilte me raste, dhe zgjaste pak muaj, me të cilën mund të mblidhte të paktën paratë e mjaftueshme për të përballuar jetesën e saj dhe të të birit, si edhe shpenzimet për kurimin mjekësor të këtij të fundit. Me kalimin e viteve, gjërat u përkeqësuan edhe më tej, kishte mbërritur momenti i dorëzimit: tanimë e ëma nuk ishte në gjendje të paguante qeranë, gjë që kryesisht përballohej nga i shoqi, dhe në harkun e një muaji Marisa Lavexolit dhe të birit iu desh të shpërnguleshin në apartamentin aktual. Ishte një nga ato apartamentet që administronte Komuna, që u jepeshin njerëzve që ishin hollë ekonomikisht dhe mjaftonte shumë pak për t’ua dhënë si mundësi. Kështu që shpesh ndodhte që, sa herë shkonte tek ta, halla e Markos linte ca para me shpresë që ato të përdoreshin për më mirë. Për shkak të emiplagjisë, djalin e mbante gjithmonë një kujdestar nga shpatullat dhe krahu i djathtë dhe një tjetër nga këmba e djathtë dhe i jepej rregullisht toksina botulinike për të ulur tensionin muskular. Marko vërtet ndiente mirënjohje për gjithçka që bënin për të, megjithëse nuk mungonte ta ndiente veten si një barrë për të ëmën, hallën dhe për këdo tjetër që bënte diçka për të. Një nga njerëzit me të cilët Marko, për aq kohë sa rrinte me të, kishte lidhje shumicën e kohës pas të ëmës dhe hallës së tij Karla qe infermierja e cila shkonte tek ta çdo mëngjes në kohën kur atij i duhej të zgjohej nga gjumi për të bërë injeksionet me toksinë botulinike. Ajo e trajtonte si ta kishte djalë dhe ai ndihej mirënjohës për këtë gjë. Daniela Rosi ishte një zonjë tek të pesëdhjetat dhe ishte pjesë e ekipit mjekësor që ndiqte Markon që nga dita kur ishte diagnostikuar me emiplagji. Fillimisht infermieret që ndiqnin Markon alternoheshin për ta ndihmuar atë në nevojat e tij të përditshme, më pas ai vetë, me anë të së ëmës, kishte shprehur dëshirën që të ishte Daniela ajo që të kujdesej gjithmonë për të. Kur vinte infermierja, e ëma e Markos rrinte më vete, në një dhomë tjetër të apartamentit, për të mos qenë pengesë; në përgjithësi të gjitha veprimet nga mëngjesi deri në darkë, zgjasnin rreth gjysëm ore, pastaj Daniela largohej dhe kthehej të nesërmen. E njëjta gjë ndodhte edhe me Andrea Fuzarin, ekspert i gjimnastikës rehabilituese që e ndiqte personalisht Marko Mexogorin dy herë në javë. Bënin përjashtim ato raste kur Marisa Lavexoli gjente ndonjë nga ato punët e vockla që i dilnin herë pas here, dhe zakonisht ishte e detyruar të dilte nga shtëpia duke e lënë vetëm të birin: në ato raste, zonja Rosi kalonte me Markon të gjithë kohën deri sa të kthehej e ëma. Gjithsesi kishte momente kur Marko qëndronte vetëm në shtëpi dhe kjo ndodhte kur e shihte të nevojshme të bënte pazar pa i thënë paraprakisht. Zakonisht bazoheshin tek shërbimi që u kishte vënë në dispozicion supermerkatoja, ku mjaftonte një telefonatë me një listë të blerjeve dhe një vullnetar i sillte të gjitha në shtëpi, ndërsa në rastet e blerjeve të paplanifikuara e ëma dilte vetë duke u munduar t’i bënte sa më shpejt për mos ta lënë Markon vetëm për shumë kohë në shtëpi. Momentet e tjera kur Markoja qëndronte vetëm ishin gjatë kohës kur shkruante në ditarin e vet personal. E kishte marrë këtë vendim kur pati mbushur tetëmbëdhjetë vjeç. Te ditari që tashmë e kishte shok të pandarë, dhe te faqet e të cilit pasqyronte të gjitha emocionet e tij, shkruante ato që ndjente dhe ndonjëherë bashkëbisedonte me të sikur ai të kishte gojë dhe të fliste me të. Shkruante ngjarje dhe ndodhira të jetës së përditshme dhe çdo mendim, emocion dhe përceptim të tijin. Doemos që ditarin e konsideronte edhe si një mjet për të nxjerrë lirisht atë që mbante përbrenda, pasi e ndiente veten të detyruar ta bënte këtë në ato kushte ku nuk do kishte dashur kurrë të ishte. Mbyllej në dhomën e tij para se të shkonte të flinte dhe emocionet i shndërronte në gërma të shkruara me bojë. Në përgjithësi përpiqej të mbaronte së shkruari para se të vinte infermierja dhe ta ulte në krevat dhe, nëse nuk arrinte dot, ajo e linte të vazhdonte pa qenë i shtrënguar të nxitonte, dhe me të mbaruar së shkruari, fillonte të merrej me të.

editor-pick
Dreame-Editor's pick

bc

Begging For The Rejected Luna's Attention

read
4.6K
bc

The Bounty Hunter and His Wiccan Mate (Bounty Hunter Book 1)

read
102.8K
bc

He Cheated So I Did Too With My Obsessive Boss

read
4.2K
bc

The Bounty Hunter and His Phoenix Mate (Bounty Hunter Series Book 3)

read
63.0K
bc

Billionaire's Wrong Bride

read
974.1K
bc

Getting Back My Secret Luna

read
5.7K
bc

In Bed With My Ex's Brother-in-Law

read
7.4K

Scan code to download app

download_iosApp Store
google icon
Google Play
Facebook