IV “ A mund të di di ç ka më shumë se çfarë do b ë j aty?”, pyeti agjenti Finoki, i ulur në sediljen e pasagjerit ndërkohë që po i afroheshin San Laxaros së Savenës. “ Gjithçka ka ndodhur fare rastësisht”, nisi të fliste inspektori Xamanji, ndërkohë që i jepte makinës n ë p ë rpjekje p ë r t ë dal ë nga ai trafik rrugor, “Ka pak kohë që njihem me Karla Mexogorin, hallën e djalit emiplegjik që mbeti viktimë nga vrasja, dhe ajo më kërkoi si favor, që t ë shkoja të shihja shtëpinë ku banon e kunata. Dukej qartë se djali, në atë gjendje që ishte, jetonte bashkë me të ëmën.” Marko Finoki tundi kokën, pastaj e la inspektorin që të vazhdonte rrëfimin. “ E ëma tha se kishte dalë mbrëmjen e asaj dite kur djali u gjet i vdekur. Thotë se doli për të bërë ca blerje ashtu siç i qëllonte zakonisht d

