III
Sapo mbërriti në via delle Rimembranze dhe pikërisht në vendin që i treguan, Xamanji pa Karlën që po e priste, dhe pastaj të dy u ngjitën në apartamentin e Marisa Lavexolit ku aty Karla i prezantoi inspektorin e policisë.
“Kënaqësi që ju takoj”, i tha Xamanji.
“Mirëdita”, u dëgjua zëri i mamasë së djalit emiplegjik, “Po si kështu gjendeni këtu në këtë orë?”
“Ky është një person i besuar që e njoh prej kohësh dhe mendova që të vinte dhe t’i hidhte një sy shtëpisë, për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur”, i shpjegoi Karla Mexogori duke iu referuar Stefano Xamanjit, “Duhej të isha në punë, por preferova të merrja një ditë leje për të ardhur këtu me të. M’u duk se bëra gjënë e duhur.”
“Sinqerisht jam akoma edhe më e shokuar nga kjo që ka ndodhur”, ia ktheu Marisa Lavexoli, “Ndoshta do ishte më mirë sikur të rrija vetëm edhe për ca kohë.”
“Nuk kam për qëllim zonjë, që t’i shkaktoj bezdi njeriu”, u përpoq ta qetësonte inspektori, duke e parë se ajo nuk ishte dakord, “Shumë pak minuta na duhen. Karla më ka shpjeguar në vija të përgjithshme për situatën dhe doja vetëm t’i hidhja një sy shtëpisë. Nuk di ta them se kush do ta marrë përsipër këtë çështje, pasi nuk më takon mua ta them, por të këshilloj që të bëni denoncim duke rrëfyer detajet lidhur me ngjarjen.”
Gjatë kohës që po fliste me të ëmën e viktimës dhe kunatën e saj, Xamanji i hidhte sytë ambientit rreth e rrotull, duke vënë re se ishte arreduar me gjërat më minimale dhe me kosto të ulët.
“Ku e çuan djalin? E hoqën që këtej për t’i bërë autopsinë?”, pyeti më pas të ëmën.
Gruaja tundi kokën.
“Më trego pak më shumë. Çfarë u thatë atyre që erdhën për të marrë djalin? Kur u telefonove?”
“Dola për pak për të blerë ca gjëra, siç më ka ndodhur edhe herë të tjera dhe kur u ktheva, im bir gjendej i shtrirë mbi dysheme”, nisi të thoshte gruaja, “Kisha lënë një dritare të hapur për të ajrosur disi ambjentin brenda, pa menduar fare se dikush mund të hynte për të vjedhur. Për fat të keq, tim bir e gjeta vetëm dhe ndoshta mes tyre ka pasur edhe ndonjë përleshje. Kur erdhi Karla, kunata ime, s’kishte pak që kishte ndodhur kjo dhe sapo ajo u largua, njoftova ambulancën duke u thënë se kur u ktheva në shtëpi, e gjeta tim bir pa jetë. Për fat të keq isha e shokuar dhe nuk po kuptoja gjë fare, prandaj thashë vetëm kaq pa e përmendur fare dritaren e hapur dhe gjithçka tjetër që sapo deklarova tani. Përleshja dhe tentativa për grabitje janë vetëm trillime të miat, që kanë lindur ndoshta nga paqëndrueshmëria si rezultat i kësaj që ndodhi.”
“Në rregull, besoj se e krijova tani një ide të përgjithshme”, tundi kokën Xamanji, “Sidoqoftë është më mirë që tani të kthehem në punë. Kapitenit i thashë që do largohesha pak për një gjë urgjente, kurse tani duhet medoemos të kthehem për të vazhduar punën aty ku e lashë, përndryshe ai do bëhet me nerva.”
Inspektori e përshëndeti Marisa Lavexolin dhe doli nga apartamenti së bashku me Karla Mexogorin.
“Çfarë mendon të bësh?”, e pyeti ajo, ndërkohë që po zbrisnin të dy shkallët.
“Nuk e di”, iu përgjigj Xamanji, “Nuk e di se cila është gjëja më e mirë që duhet bërë. Në veçanti, kunata jote theksoi faktin e dritares së hapur, si një tentativë e mundshme grabitjeje, por në kaq pak kohë ka ndodhur e gjitha kjo? Pastaj, a mundet të masim më mirë sa kohë ka kaluar që kur doli deri sa erdhi? Dua të them se dikush që do të kryejë një grabitje, duhet gjithsesi të ketë materialisht mundësinë që ta realizojë, duhet të ketë kohë që të vijë, të kryejë grabitjen dhe pastaj të largohet. Pastaj nëse rrugës haset me të papritura, sigurisht që grabitja nuk do ndodhë shpejt. Nuk do doja që tentativa e grabitjes të ishte një hipotezë që ka lindur vetëm nga trillimet e kunatës tënde si pasojë e tronditjes së madhe. Në të vërtetë dritarja e hapur mund të jetë thjesht një element që devijon nga ajo çka ka ndodhur realisht. A jemi të sigurt se nipi yt mund të mos jetë rrëzuar aksidentalisht? Në këtë rast, gjithçka do zgjidhej thjesht me një “asgjë s’ka ndodhur”. Vdekje natyrale apo diçka e tillë, kaq dhe pikë.”
“Me aq sa e njoh Markon, besoj se nuk ka lëvizur. Të paktën jo në rrethana normale. Mendoj se diçka ka ndodhur vërtet, diçka e papritur pak a shumë”, kundërshtoi Karla Mexogori.
“E kuptoj”, tha në fund inspektori, “Në të gjitha rastet, na duhet të presim rezultatet e autopsisë.”
“Dakord”, tundi kokën ajo.
“Tani duhet të më falësh, Karla, pasi më duhet të kthehem medoemos tek punët që kam lënë përgjysmë. Duhet t’ia nis me verifikimin e disa dokumenteve të rëndësishme dhe pastaj nuk do doja që kapiteni të nevrikoset meqë jam larguar për shumë kohë. I premtova se do ta kryeja shpejt punën e lënë përgjysëm dhe më duhet t’ia nis prapë.”
“Mos u bëj merak”, e qetësoi ajo, “Kthehu tek punët që ke lënë. Të falenderoj për interesimin e treguar.”
“E kam bërë me kënaqësi”, ia ktheu Xamanji, “Për çdo gjë që të kesh, mos ngurro që të më thuash. Përgjigja më e keqe që mund të të jap është se nuk kam kohë, por sidoqoftë, edhe në këtë rast gjithçka do zgjidhet në një mënyrë apo tjetër.”
“Faleminderit.”
“Asgjë.”
Të dy u përshëndetën, pastaj inspektori iu kthye punës dhe gruaja vajti në shtëpi.
Me t’u kthyer në tryezën e vet të punës, Xamanji pa se e priste po i njëjti mal me letra që para se të shkonte të takohej me Karla Mexogorin, kështu u ul, dhe pastaj nisi të shqyrtonte dokumentet në lidhje me Daniele Santopietron.
Pas kaloi gati një orë pa sukses, ku nuk arriti të kuptonte se çfarë i lidhte Shoqatën Atropos, atë zërin në telefon dhe Santopietron, inspektori mori prapë në duar letrën që i ishte dërguar, por prapëseprapë nuk arriti në ndonjë konkluzion.
Nuk gjeti asnjë lidhje që mund ta ndihmonte të arrinte në një zgjidhje të mundshme, kështu që e hoqi letrën mënjanë, u ngrit dhe vajti të merrte diçka për të pirë tek makinetat automatike që gjendeshin në korridor.
Ndërkohë që po rrëkëllinte pak çaj limoni të ftohtë me kanaçe, pa tek po vinte kolegu i vet Finoki.
“Tungjatjeta Stefano.”
“Tungjatjeta Marko”, foli inspektori, duke i kthyer përshëndetjen.
“Si po shkon?”, e pyeti agjenti, “A e ke marrë veten plotësisht pas çështjes me Shoqatën Atropos?”
“Pak a shumë”, iu përgjigj Xamanji, “Dua të them se jam çlodhur mjaft pas përfundimit të asaj çështjes, dhe po përpiqem ende të mbledh të dhënat që disponojmë që të zbuloj se ç’i lidh bashkë Santopietron, zërin e atij burrit në telefon dhe atë letrën që më dërguan, por për momentin nuk kam gjetur gjë. Ndoshta po shoh nga këndvështrimi jo i duhur.”
“Mundet”, tundi kokën agjenti, “I bëjmë bashkë një rikontroll të gjithave. Ndoshta të dy mund të zbulojmë diçka që do na ndihmojë.”
“Dakord.”
“Nëse më pret për një moment, po marr ndonjë pije freskuese.”
“ Patjetër”, i tha Xamanji, “A mund ta ofroj unë?”
“ Ah, jo... ta kam borxh tashmë picën, që herën tjetër duhet ta paguaj unë, kështu që as mos e ço nëpër mend q ë të më ofrosh diçka për të pirë, përndryshe nuk do shlyhem kurr ë me ty”, ia ktheu Marko Finoki.
“ As mos e përmend.”
“Epo, si ia kalove ato pak ditë pushimi?”, e pyeti më pas inspektori.
“ Nuk bëra ndonjë gjë të veçantë. Vetëm u çlodha. Po ti, ça bëre ndonjë gjë interesante?”
“ As unë nuk bëra ndonjë gjë të madhe, përveçse kalova një mbrëmje jashtë duke pirë diçka me miqtë.”
Xamanji tundi kokën.
“ Shkojmë?”, i sugjeroi agjenti duke flakur kanaçen në koshin e plehrave.
“ Po, gati.”
Me të arritur tek tryeza e punës së Xamanjit, gjetën aty kapiten Lucin që po i priste.
“ Kështu punohet?”, u foli eprori me ton serioz.
“Më vjen keq kapiten, por kisha nevojë të pija diçka freskuese, pastaj erdhi aty Finoki që mori edhe ai diçka për vete. Ndoshta kemi harxhuar ca kohë, por ju premtoj se tani do i përvishemi mirë punës. Për fat të keq, unë nuk gjeta asgjë që do na ndihmonte të bënim lidhjet që po kërkojmë, por tani që u bëmë dy veta mendoj se do jetë gjithçka më e lehtë”.
“Shaka po bëja nëse më kuptuat tamam”, u tha kapiteni, ”Mes të tjerave, në dokumentacionin që gjendet në tryezën tënde, unë vura edhe letrën që të është dërguar. Por harrova të të tregoja një gjë me rëndësi. Eksperti që analizoi shkrimin nuk arriti të deshifronte atë çka është shkruar aty, por një gjë është e qartë, që bëhet fjalë për shkronja greke.”
“Ah.. kështu që e konfirmova idenë që pata kur lexova tekstin për herë të parë”, pohoi Xamanji, “Nuk kam studiuar asnjëherë greqisht, prandaj edhe nuk thashë gjë, sidoqoftë tani jemi të sigurt që është greqisht.”
“Po. Problemi është se për fat të keq, ky eksperti duke mos e njohur me rrënjë greqishten, nuk ka arritur të na japë një përkthim të tekstit. Duhet të na e përkthejë dikush tjetër.”
“Dakort, ndërkohë unë dhe Marko po merremi me pjesën e mbetur të materialit.”
“Besoj se tani për tani nuk do keni kohë”, u tha Xhorxho Luci.
“Nuk po kuptoj gjë”, foli inspektori, “Çfarë ka ngjarë? Ndonjë gjë aq urgjente që na duhet ta lëmë këtë dokumentacion në plan të dytë?”
“Nuk e dimë akoma me saktësi, por ma ha mendja se do ta mësojmë shumë shpejt.”
“A mund të dimë ndonjë gjë më shumë?”, tha Xamanji disi me shaka.
“Keni të drejtë. Tani do t’jua sqaroj më mirë”, iu përgjigj kapiteni.
“Do ju dëgjojmë me vëmendje”, foli Finoki.
“A të kujtohet një djalë emiplegjik?”, nisi të thoshte kapiteni, duke iu drejtuar inspektorit.
“...Marko?”, pyeti Xamanji, pasi ngurroi për një çast.
Agjenti Finoki u kthye me një pamje plot habi.
“Ah, më falni, nuk më kishte shkuar mendja”, u shpreh menjëherë Xamanji.
“Nuk po kuptoj asgjë”, ua ktheu Marko Finoki.
“E kini fjalën për Marko Mexogorin?”, e pyeti Xamanji kapitenin, i cili tundi kokën në shenjë aprovimi.
“Po, e kam njohur, nëse është kjo shprehja e duhur”, vazhdoi më pas inspektori, “Di që u gjet i vdekur dje në orët e vona të mbasdites.”
“A mund të më sqaroni pak edhe mua?”, e pyeti Finoki.
“Do të t’i tregoj të gjitha më pas”, ia preu shkurt Xamanji, para se t’i drejtohej përsëri kapitenit.
“Si ka mundësi që ju jeni në dijeni?”
“ Jam informuar mbi rezultatet e autopsisë. Bëhet fjalë për nj ë vrasje.”
Inspektori ngriu pa thënë asnjë fjalë dhe, pasi kaluan ca momente, kapiteni nisi përsëri të fliste.
“ Nga autopsia rezulton se ka pasur një përleshje midis djalit emiplegjik dhe vrasësit. Nuk dihet se cili është shkaku i përleshjes, por na duhet të hetojmë më tej.”
“ Përse erdhët pikërisht tek mua, kapiten?”, e pyeti Xamanji, “E kam njohur djalin rastësisht kur u gjet i vdekur, por na duhet t ë merremi me verifikimin e këtyre dokumenteve. Nuk ka njeri tjetër që t’i ngarkohet kjo çështje?”
“ Ndoshta do ketë”, ia ktheu kapiteni, “por ka edhe një detaj që akoma nuk e kam thënë.”
“ Që është?”
“ Halla e djalit ka telefonuar qendrën operative, ndoshta edhe pasi familja ka marrë vesh rezultatet e autopsisë, dhe ka kërkuar që të merresh pikërisht ti me k ë t ë çështje.”
Inspektori heshti për disa sekonda, dhe pastaj tundi kokën në shenjë aprovimi.
“ Si të dëshironi.”
“E ke të njohur?”, e pyeti Xamanjin agjenti Finoki.
“Nuk besoj, por njoh personalisht hallën e djalit. Thjesht për t’i bërë një favor asaj duke e ditur që e kam njohur rastësisht.”
Agjenti tundi kokën.
“ Atëherë, çfarë prisni?”, foli kapiteni, sikur po i paralajmëronte mbi një tensionim të situatës që ishte e nevojshme të shmangej.
“ Ikim menjëherë”, foli Xamanji, dhe Marko Finoki i vajti pas duke dalë jashtë në rrugë.
“Tani do ishte momenti i duhur të më tregoje ca gjëra më tepër”
“Do të t’i tregoj gjatë rrugës për në San Laxaro të Savenës.”
“ E ç‘do bëjmë aty? Të duhet të kalosh njëherë nga shtëpia?”
“ Jo. Aty është vendi ku ndodhi vrasja.”